By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
13 nga itineraret më emocionuese të trenave që do të lançohen në vitin 2026
November 14, 2025
Një paradigmë e re udhëtimi – një përvojë më intensive vetëm në një destinacion
November 14, 2025
KQZ: Aprovohen mbi 7 mijë pako me vota nga jashtë, refuzohen rreth 2,570
November 14, 2025
Recetë për gulash grek aromatik
November 14, 2025
Titulli i njërit prej fshatrave më të bukur në botë u ka sjellë vetëm probleme: “Nuk kemi më privatësi dhe turistët nuk shpenzojnë asgjë”
November 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së
Ballina 1Lajme

Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 10:03 AM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se konventa e partisë për të zgjedhur kryetarin, e cila është caktuar për të hënën e javës së ardhme, duhet të shtyhet.

 

Hoxhaj ka theksuar se “një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtjesore në një kohë kaq të shkurtër”.

Ai ka kërkuar nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e konventës për të paktën deri të dielën e ardhshme.

“Kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka shkruar se kjo, siç e ka quajtur, nguti, nuk garanton garë cilësore, e as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë.

“Në partitë demokratike, më shumë se një kandidaturë është mundësi për delegatët që të zgjedhin lirisht dhe ndihmon në pasurimin e platformave individuale, duke çuar në ndërtimin e një platforme të përbashkët për PDK-në. Për një vendimmarrje kaq të rëndësishme, kërkoj që procesi zgjedhor të shtyhet, në mënyrë që gara të hapet për të gjithë dhe baza të ketë kohën e duhur për të shprehur vullnetin e saj pa presion dhe pa imponime. Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferenca për pasuesin, krijon përshtypjen e skemave të sajuara e të paragjykuara, të cilat nuk e çojnë partinë përpara”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se është “kundër çdo imponimi, kundër çdo tentative për të orientuar garën dhe kundër çdo formule që shpërfill bazën dhe delegatët”.

“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra; ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’i hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, ka shkruar ai.

Të mërkurën e kësaj jave, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

Deri më tash, Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai ka theksuar se tash është momenti për një PDK të bashkuar dhe të fokusuar në zhvillimin e vendit.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar ai.

Hamza u zotua se do të punojë për të ruajtur vlerat e partisë dhe për të krijuar hapësira të reja për gjeneratat e reja.

You Might Also Like

KQZ: Aprovohen mbi 7 mijë pako me vota nga jashtë, refuzohen rreth 2,570

Fushata në media gjatë balotazhit, KPM publikon raportin preliminar: Ka pasur shkelje

Nga prodhimi i mjeteve detare tek industria e mbrojtjes, fokusi i marrëveshjeve Shqipëri-Itali për mbrojtjen

Turbullira në kanalin e Ibër Lepencit, çrregullohet furnizimi në disa zona

Në Bruklin të New Yorkut, vritet kosovari që përpiqej të ndalonte vjedhjen

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE ra dakord të furnizojë Ukrainën me një milion predha artilerie

Kosova Times Kosova Times March 20, 2023
Inteligjenca artificiale do të eliminojë 14 milionë vende pune
Ekzekutivi mbështet me 72 mijë euro strehimoren e fëmijëve në Gjakovë
Maduro nënshkroi një dekret që bllokon platformën X në Venezuelë për 10 ditë
Izraeli godet për herë të parë Tripolin në veri të Libanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?