By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ponosh: Uashingtoni do të sanksionojë individë nga regjimi
January 15, 2026
Shpërthim dhe zjarr i madh në Utrecht, shemben disa ndërtesa, ka të lënduar
January 15, 2026
Droni rus shpërtheu disa metra larg pastrueses se rrugeve, shihni reagimin
January 15, 2026
Rama ironizon : Grekët mendojnë se janë trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit
January 15, 2026
Hoxha “shkund” LDK-në: Sulmet ndaj Kurtit shkaktuan katastrofën e dyfishtë të votave!
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xhamia e Kuqe e Beratit, ndër të parat xhami të ndërtuara në vend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Xhamia e Kuqe e Beratit, ndër të parat xhami të ndërtuara në vend
Lajme

Xhamia e Kuqe e Beratit, ndër të parat xhami të ndërtuara në vend

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 10:05 AM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Xhamia e Kuqe në lagjen “Kala” të Beratit është Monument Kulture që prej vitit 1961.

Xhamia përbëhet nga salla e faljeve, hajati me brinjën më të shkurtër dhe minarja. Ajo ruhet në gjendje rrënoje pranë mureve të akropolit dhe mureve rrethuese. Minarja është e ruajtur më mirë.

Xhamia e Kuqe mendohet se është një nga të parat xhami që u ndërtuan në Shqipëri. Për identifikimin dhe datimin e këtij objekti ka ndihmuar në radhë të parë përshkrimi i Evlija Çelebiut, gjatë vizitës së tij të dytë në Berat, më 1671.

Janë dhënë mendime të ndryshme për kohën e ndërtimit të saj duke u nisur nga emri ose minarja. Sipas Kiel, kjo xhami duhet të jetë ndërtuar menjëherë pas marrjes së Beratit më 1417. Përmendja më e hershme që gjendet për këtë xhami është në tahririn e vitit 835 H (1431-1432), i cili regjistron një “imam të kalasë” në Berat nën emrin Haxhi Fakih. Prej gjurmimeve të Gjergj Frashërit dhe Sulejman Dashit, ata kanë arritur në përfundimin, se kjo është vepra më e hershme e sferës islame në qytetin e Beratit. Mbështetur në elementet tipologjike e stilistike të xhamisë së Kuqe, këta studiues mbeten gjithmonë të mendimit se ajo është ndërtuar në fund të shek. XIV, në periudhën e mbretërimit të Bajazitit I (1389-1402). Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat, përveç Kiel citon edhe mendimin e studiuesit Aleksandër Meksi. Për sa i përket argumenteve arkitektonike që sillen për një datim të hershëm, për formën dhe mënyrën e ndërtimit të minares, Meksi thotë se shembujt e sjellë janë mjaft të largët.

Burimet dokumentare dhe gërmimet arkeologjike në të ardhmen do të ndihmojnë në gjetjen e të dhënave për datimin e xhamisë sa më afër të vërtetës./atsh

You Might Also Like

Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë

`Fjalori i madh i gjuhës shqipe`, online për përdoruesit

Reagime të stuhishme në Spanjë, ikona kombëtare dhe këngëtarja e famshme përballen me akuza të rënda

Promovohen monografia ‘Shani Pallaska-emblemë e një epoke’

Poezia çekuilibron inteligjencën artificiale

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit, nesër udhëton drejt Andorrës

Kosova Times Kosova Times October 10, 2023
Minatorët e Trepçës kërkojnë rritje pagash
Zelensky: Putin mund të vijë në Kiev për bisedime
Havolli: Prioritet i rregullores së parkingut ishin banorët rezident
Hoxhaj takon deputetin Beyer, flasin për të ardhmen evropiane të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?