KRU “Prishtina” thotë se si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe, sipas tyre, mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës.

“Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, ka njoftuar ujësjellësi.