Sipas njoftimit të Policisë, më datë 13.11.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, janë ndaluar shoferët A.K. (50 vjeç) me veturën BMW 120 dhe D.I. (20 vjeç) me veturën VW Golf, të dy me targa vendore, të cilët kanë kryer kundërvajtje duke realizuar tejkalim në vijë të plotë.

Policia ka njoftuar se ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkuese: gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.

Ndërsa më datë 15.11.2025, rreth orës 01:06, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në zonën me kufizim shpejtësie 40 km/h, është ndaluar shoferi R.H. (25 vjeç), i cili me veturën Suzuki ka zhvilluar shpejtësi 126 km/h.

Ndaj tij po ashtu është shqiptuar gjobë prej 400 eurosh dhe masë mbrojtëse, ndalim i drejtimit të mjeteve në territorin e Republikës së Kosovës për 9 muaj, pasi posedonte patentë-shoferi të huaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sinjalizimin dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në rrugë.