By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia në telashe edhe më të mëdha nga sot? Vuçiç nuk do të jetë në gjendje të flejë i qetë për shkak të Trumpit
November 17, 2025
Çfarë dëshiron opozita ruse?
November 17, 2025
Maduro mund të ikë në Rusi pas Assadit dhe Yanukovychit
November 17, 2025
Truk i shpejtë për sallatën më të lëngshme me ton dhe patate
November 17, 2025
Mëngjes i ëmbël : Recetë për mafine të shpejta me banane
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Shqipëri përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu dhe bore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Shqipëri përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu dhe bore
Lajme

Në Shqipëri përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu dhe bore

Kosova Times
Last updated: 2025/11/17 at 7:27 AM
Kosova Times Published November 17, 2025
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim për qytetarët, pasi paralajmëron për reshje intensive ditën e hënë.

Sipas njoftimit, qarqet e më të rrezikuara janë Gjirokastra, Kukësi, Shkodra dhe Vlora.

Njoftimi për shtyp:

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi. Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:

* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.

* Në Lezhë priten reshje intensive.

* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë

intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve. Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.

Reshje dëbore dhe ngrica

Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin reshjet e pritshme arrijnë deri në:

* Fierzë: 150–200 mm

* Koman – Vau i Dejës: deri në 300 mm

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u kërkon të gjitha strukturave vendore dhe qendrore:

✔ Të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve

✔ Të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm

✔ Të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave emergjente

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal, në përputhje me parashikimet e motit dhe rrezikun e shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në terren dhe mbi çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut. Ftojmë qytetarët e zonave të prekura të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

You Might Also Like

Nis greva e punëtorëve të RTK-së

PDK sot do të mbajë Konventën për të zgjedhur Kryetarin e ri

MPB: Mbi 10 mijë shkelje të trafikut gjatë këtij muaji, janë ndaluar 55 persona

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Policia në Prishtinë sekuestron 11 armë dhe realizon 175 urdhëresa

Kosova Times November 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A mund të bëjë për vete votuesit ruralë kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz?

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Ekspertët e arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale dëgjon sot dëshmitarët
Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës
Axhenda nderkombetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?