Në njoftim bëhet e ditur se bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Sipas njoftimit të komunës, niveli i rrezikut është portokalli, ndërsa theksohet se priten reshje mbi 40 l/m² brenda 24 orëve, mundësi për përmbytje të menjëhershme, vështirësi në qarkullim rrugor, rrëshqitje dheu dhe balte, si dhe rrezik i shtuar për jetën e njerëzve dhe kafshëve.