Osmani tha se duhet ndërtuar mekanizma profesionalë në mënyrë që institucionet lokale e ato qendrore të koordinuar të mund të ndërtojnë mure besimi e shprese për viktimat

“Me mekanizma më të fortë, me trajnime profesionale e me koordinim më të zgjuar ndërmjet komunave me nivelin qendror duhet të ndërtojmë jo vetëm një sistem, por mbi të gjitha të ndërtojmë besim, mbrojtje, shpresë, të ndërtojmë një mur që dhuna assesi të mos mund ta shembë”, theksoi ajo.

Osmani tutje tha se barazia gjinore nuk është fjalë në letër e as premtim zgjedhor

“Barazia gjinore nuk është fjalë në letër, nuk është premtim zgjedhor nuk është një stacion ku mbërrimë e më  pas pushojmë. Barazia është betim dhe veprim i përditshëm. Është një marshim i përbashkët”, nënvizoi Osmani.

Ndryshe, Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Agjendës për Barazi Gjinore të Kosovës, organizon konferencën ndër–rajonale “30 vjet pas Pekinit – Rruga përpara”.