Zyrtarë të Doganës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, kanë zbuluar një sasi të municionit në Jarinjë.
Në njoftimin e bërë nga Dogana thuhet se gjatë kontrollit rutinë të një automjeti që po hynte në Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy pako me municion gjuetie në çantën e pasagjerit, ndonëse paraprakisht i njëjti kishte mohuar se posedonte ndonjë gjë për deklarim.
“Municioni i gjetur përfshinte fishekë gjuetie të kalibrave të ndryshëm dhe duke qenë se bëhet fjalë për mallra të ndaluara, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.




