Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti ambasadorin e ri jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad, në një takim njoftues, njofton LDK në një postim në Facebook.
Abdixhiku e uroi ambasadorin për fillimin e detyrës dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi si partner i qëndrueshëm në proceset politike, zhvillimore dhe ndërkombëtare.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, qëndrimet e LDK-së për çështjet kryesore, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, me fokus në projekte që avancojnë zhvillimin e vendit.



