By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Halit Barani tregon krimet e Ivanoviqit, i kërkon Kurtit t`u kërkojë falje familjeve të viktimave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Halit Barani tregon krimet e Ivanoviqit, i kërkon Kurtit t`u kërkojë falje familjeve të viktimave
Ballina 1Lajme

Halit Barani tregon krimet e Ivanoviqit, i kërkon Kurtit t`u kërkojë falje familjeve të viktimave

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 4:54 PM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

I përkushtuar, i sinqertë e njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e për një Kosovë shumë etnike.

Këto janë fjalët që hiç më pak sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori besimin e 51 % qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, zgjodhi për të përshkruar Oliver Ivanoviqin, ish-politikanin serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë e dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës.

Kryeqeveritari kosovar, elozhet për serbin, i thuri të hënën në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.

Lavdatat kryeministrore po i kundërshton ashpër kryetari i KMDLNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani.

“Kryeministri nuk është dashtë ta lëvdojë një kriminel. Asnjë kosovar e më së paku ai nuk duhet me thur elozhe për Ivanoviqin i cili ka vra shqiptarë”, theksoi Barani.

Ai përmendi rastet e vrasjeve të civilëve shqiptarë, për të cilat Oliver Ivanoviq ishte gjetur fajtor.

“Më 1999 në Lagjen Bair, përkatësisht te Kovaçt, i ka pushkatuar, Ivanoviqi ka qenë kryekrimineli, 31 shqiptarë, kryesisht të rinj. Më 16 prill 1999 në Lagjen Ura e Gjakut i ka pushkatuar pesë shqiptarë. Pas lufte, ka qenë kryesori i grupit “Rojat e Urës”, ku më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 i ka pushkatu 10 shqiptarë, pesë femra dhe pesë meshkuj, mesin e tyre edhe një fëmijë. Kush e ka lavdëruar ia paftë hairin”, tregoi Barani.

Dënimi prej 9 vitesh burgim ndaj Ivanoviqit për këto krime shkaktoi zhgënjim tek familjarët e viktimave shqiptare.

“Duhet kryeministri Kurti me ju kërku falje familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga dora e Oliver Ivanoqviqit”, këshilloi Barani – Kurtin pas postimit të së hënës.

Apeli e kishte rikthyer në rigjykim lëndën e rastit të Oliver Ivanoviq.

Vetëvendosje, në krye të të cilës është Albin Kurti, pati kritikuar dënimin e ulët për Ivanoviqin, duke thënë se ishte poshtërim për drejtësinë.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Italia: Qeveria ndalon mishin nga laboratorët, thotë: “Ne po mbrojmë vendasit”

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Kurti dhe ekipi ndërinstitucional flasin për punësim të komuniteteve RAE
Navalny: Do të zhduket terri nga Rusia
Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!
Përparësitë dhe mangësitë e Universitetit të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?