Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar sot Besim Kelmendin nga detyra e Ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit, në një mbledhje ku ishin të pranishëm vetëm pesë anëtarë.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kritikuar KPK-në, duke e cilësuar vendimin si të dëmshëm për sundimin e ligjit dhe proceset reformuese në sistemin prokurorial.
“Sot, shkarkimi i ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pengon reformën e nevojshme dhe të vazhdueshme të KPK-së dhe shpërfill parimet e shtetit të së drejtës dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Ky veprim gjithashtu minon progresin e Kosovës drejt rrugës së saj evropiane”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.




