Gjatë pritjes zyrtare, Rama u takua gjithashtu me përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit, përfshirë edhe përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës, kryeministrin në detyrë e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski, të cilët marrin pjesë në samit si pjesë e diskutimeve për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.

Samiti synon të thellojë dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në proceset e reformave, projektet e përbashkëta dhe sfidat rajonale në rrugën drejt anëtarësimit në BE.