Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes vendimit ka sqaruar se shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit u bë në përputhje me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe rregullat e etikës profesionale.
Sipas arsyetimit të KPK-së, Besim Kelmendi u shkarkua pasi qëndrimet e tij publike dhe njëanshme lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit u konsideruan denigruese për pozitën dhe cenues të besimit të publikut në sistemin prokurorial.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka përpiluar me shkrim dy vendimet: vendimin për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe vendimin tjetër për emërimin e Agron Qalajt në këtë pozitë.




