Në gjashtë raste të ndara, Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore. Arrestimet janë kryer në bazë të vendimeve të gjykatave kompetente.
Sipas njoftimit thuhet se të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas procedurave ligjore.
“Personat e arrestuar janë: I.I. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” me dënim burgimi prej 150 ditësh. D.S. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 50 ditësh. M.K. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” me dënim burgimi prej 40 ditësh. B.B. (37 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 36 ditësh. J.A. (22 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Dhuna në familje” me dënim burgimi prej 25 ditësh. N.B. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 17 ditësh”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë personave që janë në kërkim me urdhëresë gjyqësore që të paraqiten në gjykatë dhe të kryejnë obligimet e tyre ligjore.
Në të kundërtën, Policia Rajonale e Ferizajt do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tyre, siç parashihet me ligj.



