By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Propozimi për pakon ligjore u bllokua qëllimisht për 15 ditë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Propozimi për pakon ligjore u bllokua qëllimisht për 15 ditë
Ballina 1Lajme

Abdixhiku: Propozimi për pakon ligjore u bllokua qëllimisht për 15 ditë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/25 at 12:42 PM
Kosova Times Published November 25, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, duke dhënë versionin e tij lidhur me diskutimet e zhvilluara rreth mundësisë së votimit të një pakoje të përbashkët ligjesh, përpara shpërndarjes së Kuvendit.

 

Abdixhiku tha se mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës si mandatar, i kishte shprehur Presidentes së vendit gatishmërinë e LDK-së që të mbështeste një pako të përbashkët – të cilën ai tha se mund të quhej edhe “Pakoja e Presidentes”. Sipas tij, pakoja do të përfshinte zgjatjen e buxhetit për tre muaj, votimin e ligjeve të Prishtinës dhe Gjilanit, sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe miratimin e Pakos Evropiane të Rritjes.

Ai theksoi se menjëherë pas mandatimit të Konjufcës, Presidentja e kishte kontaktuar, duke e informuar se kishte komunikuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se reagimi i tyre ndaj propozimit kishte qenë “shumë pozitiv”.

Kreu i LDK-së deklaroi se në të njëjtën mbrëmje kishte informuar edhe kryetarët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës – Memli Krasniqin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn – duke u bërë të ditur se ekzistonte mundësia e mbështetjes së një pakete të tillë për të mirën e vendit. Sipas tij, për këtë çështje kishte njoftuar edhe disa ambasadorë të vendeve të QUINT-it.

“Prej asaj mbrëmjeje nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë,” u shpreh Abdixhiku, duke theksuar se vonesa e pashpjeguar ishte, sipas tij, tregues i një tendence për krijimin e krizës dhe bartjen e fajit politik.

Ai shtoi se propozimi, të cilin e quan të hapur dhe të inicuar prej tij, iu kthye në momentin e caktimit të datës së zgjedhjeve, në të njëjtën kohë kur ishte vendosur stilolapsi mbi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Abdixhiku tha se edhe në atë takim kishte ritheksuar se, nëse ekzistonte gatishmëri e përgjithshme, LDK nuk ishte kundër.

“Sot habitem me sa lehtësi fshihet ky fakt. E kuptoj betejën politike, por na duhet minimalisht korrektësi dhe sjellje njerëzore,” shkroi ai, duke këmbëngulur se deklarimi i tij është i regjistruar zyrtarisht.

Abdixhiku paralajmëroi se në ditët në vijim do të shpalosen më shumë detaje, duke pretenduar se bllokada institucionale ka qenë e qëllimshme dhe se krizës i janë shtuar 12 muaj të tërë të një situate të inskenuar politikisht.

Në fund, ai u shpreh se pavarësisht sfidave, Kosova “mund të bëhet lehtë” dhe se përgjegjësia bie mbi të gjithë për ta çuar vendin përpara.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times November 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Kosova Times Kosova Times December 15, 2023
Izraeli shkarkon shefin e shërbimit sekret. Ai hetoi skandalet e korrupsionit të Netanyahut.
Deklaratat e para nga e veja e Charlie Kirk
Kryediplomatja gjermane flet për procesin e Kosovës për anëtarësim në KiE
Nis Forumi ekonomik dhe biznesor Slloveni-Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?