Sipas njoftimit nga Themelorja në Pejë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët Sami Sharraxhiu e Petrit Nrecaj vendosën që i pandehuri A.H. të dënohet me 6 vite burgim efektiv.

“Sipas gjykatës, provat e administruara gjatë shqyrtimit kryesor kanë dëshmuar se A.H. ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, ndërsa dënimi është shqiptuar duke u bazuar në rrethanat e rastit dhe dispozitat e Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ankese në procedurë të rregullt ligjore.