Sanksionet energjetike ndaj Rusisë i kanë dhënë një epërsi shtetit helen. Kjo për faktin se tashmë bashkësia ndërkombëtare ka vendosur nën sanksone kompanin Lukoil e cila kryesisht është furnizuar përmes rrjedhës jugore apo sic njihet lindje perëndim . Tashmë peshë ka marrë i ashtuquajturi “korridor vertikal” , një rrjet tubacionesh që lidh Greqinë me Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Lobimi i fuqishëm i shtetit helen në një kohë kur peisazhi gjeopolitik po ndryshon por edhe planet e mëhershme të cilat për vite janë diskutuar, janë konkretizuar në fillim të këtij muaji takim pas takimit dhe në fund në një samit të mbajtur në Athinë. Uashingtoni e ka quajtur Greqinë një partner strategjik duke i dhënë një rol “kyq” në strategjinë e zëvendësimit të gazit natyror rus me LNG-në amerikane , siç u duk qartë nga deklaratat e zyrtarëve të qeverisë amerikane që morën pjesë në Bashkëpunimin Transatlantik të Energjisë (P-TEC). Kjo është një marrëveshje 20-vjeçare, e cila parashikon importin e 700 milionë metrave kub të LNG-së amerikane në vit nga viti 2030, me mundësinë e një rritjeje graduale deri në 2 miliardë metra kub. Gazi do të kanalizohet në tregun evropian përmes një sipërmarrjeje të përbashkët midis DEPA-s dhe American Venture Global, duke forcuar rolin e Greqisë si një urë energjetike midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Përtej kësaj strategjie, gjigandi amerikan ExxonMobil po zgjeron praninë e tij në Greqi, përtej Kretës dhe në Detin Jon, duke përmirësuar programin grek të eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve që ka tërhequr interesin e kompanisë gjithashtu amerikane Chevron .Kjo më shumë ishte një ofertë greke, që përmes ShBA të përforcuar rolin e saj në mesdhe karshi Turiqsë dhe fqinjëve të tyre. Po ashtu një deklaratë e tyre i referohet tërthorazi ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Qipro-Izrael (GSI) pa e përmendur atë. Kjo për faktin se Turqia ka përcaktuar zonat në detin mesdhe që për Greqinë paraqesin një sfidë për të qenë pjesë e këtij projekti dhe për të cilin vitin e fundit ka pasur acarime midis dy vendeve.
Ajo i referohet përgjithësisht mbështetjes për “projektet e ndërlidhjes në vazhdim”, të cilat përfshijnë qartë projektin GSI, megjithëse ai ka qenë “i ngrirë” për shumë muaj.
Ti kthehemi marrvëeshjes së kompanive amerikane dhe greke. Kjo kompani amerikane ka formalizuar një marrëveshje me kompaninë greke Hellenik energy dhe Energean në Zapeion për të hyrë në Bllokun 2 në Detin Jon në veriperëndim të Korfuzit. Kjo u arrit në prani të ë Ministrit Grek të Energjisë Stavros Papastavros dhe Sekretarëve të Energjisë të SHBA-së Chris Ëright dhe të Brendshëm Doug Bergham . Sipas marrëveshjes kompania amerikane hynë në koncesion me 60 për qind të aksioneve duke blerë aksione nga dy kompanitë greke, me pjesën e Energean të kufizuar në 30% nga 75% fillestare dhe pjesën e HELLENiQ ENERGY të kufizuar në 10% nga 25% fillestare. Mendohet se në bllokun 2 në pjesën e Korfuzit është identifikuar një rezervuar shkëmbi karbonat në një thellësi prej 4,000 metrash nën nivelin e detit, që ka të bëjë me një depozitë të mundshme prej afërsisht 200 miliardë metrash kub gaz natyror.Mendohet se shpimet do të fillojnë në vitin 2027. Marrëveshja, me një gjurmë të fortë gjeopolitike dhe investimi , e afron vendin me perspektivën për t’u bërë prodhues i gazit natyror për herë të parë në historinë e tij moderne.
Zevendespresidenti i ExxonMobil, John Ardill, në margjinat e takimit të Aleancës Transatlantike tha se investimi vlerësohet të jetë midis 50 dhe 100 milionë dollarëve për fazën e eksplorimit. Puna pritet të fillojë me shpimet eksploruese, ndërsa prodhimi i parë i gazit natyror vlerësohet të fillojë në fillim të viteve 2030. Siç theksoi ai, vendimi për shpimet pritet të merret në vitin 2026, ndërsa projekti teknik do të zhvillohet në periudhën 2026-2027. “Ende nuk e kemi përfunduar vlerësimin”, sqaroi ai, duke shtuar se vendimet përfundimtare priten muajin e ardhshëm.
Por për të realizuar këtë ne vojitet edhe mbështetja e shtetit shqiptarë. Cështja e ujërave ka qenë një problem që vazhdon të jetë prezent në raportet midis dy vendeve. Sipas Euroneës e cila i referohet mediave greke, shteti helen po përgatit një udhërrëfyes të ri për marrëdhëniet me Shqipërinë, i cili pritet t’i dorëzohet Ministres së Jashtme shqiptare, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Athinë më 16 dhjetor.
Kjo do të jetë vizita e parë e kryediplomates shqiptare në kryeqytetin grek që prej marrjes së detyrës. Sipas mediave greke, në krye të axhendës së takimit mes dy ministrave do të jenë zhvillimet mbi “Çështjen e Detit”, konkretisht përcaktimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive, një temë që mbetet ende e pazgjidhur mes Tiranës dhe Athinës. Në vitin 2020, të dyja vendet ranë dakord t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Megjithatë, dosja ka mbetur pezull, pasi pritet ende mandati zyrtar i presidentit për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në proces. Madje kjo në sytë e analistëve konsiderohet si kushtëzim për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria ka shpallur synimin që të mbyllë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 një vit kur Greqia do të mbajë Presidencën e radhës së Këshillit Evropian gjatë gjysmës së dytë, duke i dhënë marrëdhënieve dypalëshe një rëndësi të veçantë në këtë periudhë.Nga analizat e mëhershme theksohet se në këto ujëra të detiti Jon që kufizojnë të dyja vendet ekzistojnë rezervoare të mëdha të gazit. Pikërisht pala amerikane duke njohur dy vendet si partner strategjik ka lënë të hapur që ata ti zgjidhin këto probleme pa ndërhyrjen e tyre. Ndërsa pala helene duke marr parasysh se po atë vit do të kryesojë do që ta shfrytëzojë maksimalisht arritjen e marrëveshjes e cila do të ishte e dëmshme për palën shqiptare nëse merren parasysh të hyrat që do të gjeneroheshin. Kështu ndodhi më herët edhe me tubacionin jugor ku për pak sa nuk anashkaloi Shqipërinë. Shqipëria duhet të jetë e vëmendshme në këto tratativa dhe të nxjerrë përfitime sa më të mëdha. Tek e fundit nëse mund të etë kushtëzime dhe presione nga pala greke ato me siguri nuk do të shfaqen nga pala amerikane. Mu për këtë ata kanë vendosur që të gjendet një zgjidhje mes dy vendeve pa ndërhyrje. /Kosovatimes



