Të paktën katër persona kanë vdekur në një zjarr që shpërtheu në një kompleks banesash të përbërë nga tetë ndërtesa dhe që përmbante rreth 2,000 apartamente.
Të paktën katër persona kanë vdekur , përfshirë një zjarrfikës, në një zjarr të madh që shpërtheu në një kompleks banimi në proces rikonstruksioni në lagjen Tai Po të Hong Kongut të mërkurën, raporton BBC.
Disa njerëz janë të bllokuar brenda ndërtesave, raportoi transmetuesi publik RTHK, duke cituar policinë.


Departamenti i zjarrfikësve tha se mori raportime në orën 14:51 sipas orës lokale se një zjarr kishte shpërthyer në kompleksin Wang Fuk Court në zonën Tai Po.
Wang Fuk Court është një kompleks banimi i përbërë nga tetë ndërtesa dhe përfshin 1,984 apartamente, ndërsa vlerësohet se aty jetojnë afërsisht 4,000 njerëz.





