Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si dhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.

Kjo seancë shihet si një hap i rëndësishëm për stabilizimin e situatës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.