Me 38 vota për, asnjë kundër, 1 abstenim asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës votuan bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025, në vlerë prej 28 milionë eurosh.
Pas një debati shterues mes asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, u miratua bartja e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas votimit falënderoi asamblistët për votën për bartje, e cila, sipas tij, do t’i ndihmojë kauzës sonë për të zhbllokuar proceset në kryeqytet. “Uroj që edhe 35 milionë të tjerë të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë. E po ashtu pajtohem që çështja e buxhetit 2026 do të ishte shumë më fer të votohej prej asamblistëve të rinj, sepse sot mora lajmin se janë certifikuar edhe kryetarët, kështu që tash mundemi me vendosë seancën e re”, tha Rama, pas votimit të pikës së parë.




