Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se 28 nëntori simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën drejt lirisë.
Ai ka thënë se e kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra, por betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët.
“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë. Nga flamuri i Skënderbeut në Krujë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari, kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë. E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet”, ka shkruar Hamza në urimin e tij për 28 Nëntorin.




