113 vjet më parë, në Vlorë u ngrit flamuri që bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sot, kur e ngremë përsëri këtë flamur kuqezi, nderojmë jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe sakrificën e gjithë kombit, nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, në Mitrovicë, Preshevë e Ulqin, në mërgatë e kudo që rreh zemra shqiptare”, shkroi e para e shtetit.

Osmani tha se flamuri kuqezi është simboli i bashkimit në ditë të vështira e që i udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane.

“Ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira dhe që na udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane. Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë! Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar presidentja Osmani.