Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari, në 70 vjetorin e lindjes.
Ai ka thënë se Adem Jashari që lindi në ditën e flamurit u kthye ne flamur të sakrificës.
“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.




