Kreu i AAK Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, theksoi se Forcat e Armatosura Shqiptare, sot pjesë e NATO-s, vazhdojnë me krenari të nderojnë trashëgiminë e lavdishme të paraardhësve, duke shkëlqyer në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë, përfshirë edhe angazhimin e tyre në Kosovë si pjesë e KFOR-it.
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut,” u shpreh Haradinaj.




