Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, nën dyshimin për kanosje dhe dëmtim prone në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 03 dhjetor 2025, rreth orës 03:00, kur e dyshuara kosovare dyshohet se ka kanosur një burrë, si dhe ka dëmtuar disa shishe qelqi dhe veturën e viktimës.
Të dy palët janë intervistuar nga organet e hetuesisë, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Policia po vazhdon procedurat e mëtejshme lidhur me rastin.




