Policia e Serbisë njofton ka arrestuar një shtetas shqiptar, L.D. (1992), nën dyshimin se i ka gjetur në veturë një flamur me simbole të UÇK-së.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Merdares, ku policia ka kontrolluar një furgon të tipit Mercedes, i cili drejtohej nga i shtetasi shqiptar dhe vinte nga drejtimi i Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, policia i ka gjetur nën ulëse një flamur të kuq me shenja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
L.D., është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje, ku do të procedohet me kallëzim penal për veprën e dyshuar



