By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më `kursimtare` në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më `kursimtare` në rajon
Ekonomi

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më `kursimtare` në rajon

Kosova Times
Last updated: 2025/12/08 at 2:36 PM
Kosova Times Published December 8, 2025
Share
SHARE

Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me madhësinë totale të ekonomisë.

 

Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2024 depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 66.24% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ky tregues iu kthye rritjes, pas tre vitesh radhazi në rënie. Për vitin 2023, ai kishte qenë sa 61.39% e PBB-së.

Megjithatë, raporti i depozitave ndaj PBB-së nuk ka arritur ende nivelin rekord prej 75% të vitit 2020.

Në përgjithësi, rritja e shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë nuk është ndjekur dot nga një rritje në përmasa të njëjta e depozitave.

Një efekt të konsiderueshëm ka pasur edhe kursi i këmbimit. Më shumë se gjysma e depozitave bankare në Shqipëri janë në monedhën Euro. Edhe shtesa e depozitave në vitet e fundit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane. Por, zhvlerësimi i Euros ndaj Lekut (më afërsisht 25% që nga vitit 2020) ka ndikuar negativisht vlerën e depozitave në valutë dhe raportin e tyre ndaj prodhimit kombëtar.

Megjithatë, për vitin 2024 raport i depozitave ndaj PBB-së ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, pjesërisht edhe për shkak të rritjes më të lartë të depozitave në Lekë.

Vendi me sasinë më të madhe të kursimeve të mbajtura si depozita kundrejt PBB-së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor tashmë është Kosova, në vlerën e 67.18% të PBB-së.

Shqipëria renditet e dyta, me depozita sa 66.24% e PBB-së. Vijon Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 63.33% e PBB-së, Bosnje-Hercegovina, me 53.32%, Mali i Zi, me 52.44% dhe Serbia, me 46.82%.

Përgjithësisht, individët në rajonin e Ballkanit Perëndimor ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Kjo tendencë ka qenë mjaft e theksuar edhe te shqiptarët. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare.

Vlerësohet se në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare përbënin rreth 88% të kursimeve totale të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë mes instrumenteve të boxhit të qeverisë, fondeve të investimit, atyre të pensionit dhe obligacioneve të shoqërive tregtare.Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator 2025 totali i depozitave në banka arriti në 1.793 trilionë lekë ose pothuajse 18.7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 152 miliardë lekë ose 9.3%./monitor

You Might Also Like

Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat

Demelizi: Inspektime dhe pezullime pas zbulimit të pesticideve të dyshimta

Demelizi: Inspektime dhe pezullime pas zbulimit të pesticideve të dyshimta

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

Kosova Times December 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria fiton arbitrazhin me kompaninë Bankers Petroleum

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë
KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
NATO-ja pajtohet ta bëjë prioritet mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës
Kurti në përkujtimin e dëshmorëve vlerëson edhe Kushtetutën e Kaçanikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?