Përmes një postimi në ‘Facebook’, presidentja Osmani bëri të ditur se ka vizituar shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, kopshtin ‘IP Integj’, kompaninë ‘InterPLAST TROCAL’, si dhe klubin e futbollistik ‘Drita’.

“Së bashku kaluam çaste të paharrueshme në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore,  me disa performanca frymëzuese nga Kori i grave ‘Muza’, si dhe në mesin e më të vegjëlve e më të ëmbëlve, në kopshtin IP ‘Integj’. Po ashtu, dëgjuam për sukseset e kompanisë InterPLAST TROCAL, si lidere në rajon dhe një shembull i shkëlqyer i punës së mirë, inovacionit dhe vizionit që e çojnë shtetin tonë përpara. Vizituam edhe klubin e futbollit “Drita”, të cilët i përgëzova për rezultatet në nivel shtetëror, e posaçërisht në garat evropiane, në të cilat po na bëjnë krenarë të gjithëve”, ka shkruar Osmani.