By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo
December 11, 2025
Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo
December 11, 2025
WSJ: SHBA-të i kanë dorëzuar Evropës disa plane për rimëkëmbjen e Ukrainës
December 11, 2025
Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici
December 11, 2025
Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve
Lajme

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Kosova Times
Last updated: 2025/12/09 at 11:05 PM
Kosova Times Published December 9, 2025
Share
SHARE

22 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar ndaj sulmeve dhe denigrimit të gjyqtarëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

Reagimi vjen pas postimit në Facebook të Alban Krasniqit, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Vetëvendosje, i cili ka përdorur gjuhë fyese ndaj gjykatave dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Krasniqi reagoi pasi Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Vetëvendosjes lidhur me votimin nga jashtë vendit. PZAP kishte vendosur që qendrat e votimit jashtë Kosovës të jenë vetëm përfaqësitë diplomatike dhe hapësirat e tyre, duke pranuar ankesën e LDK-së lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në reagimin e tyre, organizatat theksuan se “Krasniqi ka publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin fyen dhe denigron gjyqtarët e gjykatave dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me fjalë poshtëruese. Kjo sjellje ka për qëllim të dëmtojë kredibilitetin e sistemit gjyqësor, të nxisë publikun të përdorë diskurs negativ ndaj gjyqtarëve dhe të krijojë klimë armiqësore ndaj tyre”.

Ato i kërkuan kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj gjyqësorit dhe institucioneve të tjera.

“Ne kërkojmë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që menjëherë të ndalojë sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe pushteteve tjera, siç janë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, sa herë që nuk pajtohet me to”, thuhet në reagim.

Organizatat rikujtuan gjithashtu rëndësinë e respektimit të vendimeve gjyqësore sipas standardeve ndërkombëtare.

“Ne u rikujtojmë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e sidomos atyre që njëkohësisht ushtrojnë funksione publike, se e vetmja formë e kundërshtimit të vendimeve gjyqësore është përmes apelimit të tyre. Një gjë e tillë është e paraparë edhe me Rekomandimin CM/Rec (2010)12 të Këshillit të Europës për gjyqtarët… Ata duhet të shmangin gjithashtu veprimet që mund të vënë në pikëpyetje vullnetin e tyre për të zbatuar vendimet e gjyqtarëve, përveç rasteve kur shprehin qëllimin e tyre për të apeluar vendimin”, theksohet në reagim.

Në përfundim, organizatat theksuan se “sistemi gjyqësor është një shtyllë e fuqishme që mbron demokracinë në vend”.

You Might Also Like

Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

Kurti për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Çështje e KQZ-së

MKRS zgjat afatin për vërtetimet e sponsorizimeve deri më 12 dhjetor

DnV kritikon KQZ-në për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe

Kosova Times December 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Kend e preferon Kijevi per ndërmjetës efektiv midis Rusisë dhe Ukrainës?

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
FBI arreston gjyqtarin. “Ajo ndihmoi një emigrant të paligjshëm të arratisej nga salla e gjyqit”
Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj kryetares së KQZ-së së Rusisë, Ella Pamfilova
Brenda dy javesh vdes zyrtari i tretë i lartë i “industrisë së mbrojtjes”
Vdes kamarieri pas ngrenies se mocarela
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?