Zyra për informim e KFOR-it, theksoi se komunikimi i rregullt midis këtij misioni dhe Forcave të Armatosura të Serbisë është jetik për adresimin e zhvillimeve relevante dhe parandalimin e përshkallëzimeve.

KFOR-i, bënë të ditur se për mbi 25 vjet, ka siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë sipas mandatit të OKB-së, duke koordinuar me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Aktivitetet përfshijnë patrullime, angazhim me komunitetet lokale, mbrojtjen e manastireve, pastrimin e zonave të minuara dhe shkatërrimin e municioneve të paplasura.

Komandanti nënvizoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar në sigurimin e stabilitetit dhe krijimin e kushteve për dialog politik midis Beogradit dhe Prishtinës, duke kontribuar për siguri dhe stabilitet rajonal.