Për të dytin vit radhazi, mbrojtësi kuqezi është nderuar me këtë çmim.

Gjimshiti e ka udhëhequri kombëtaren shqiptare drejt një arritje të madhe, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës 2026. S

Çmimi për Gjimshitin është dorëzuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në kuadër të kësaj mbrëmje janë ndarë edhe çmime të tjera. Trofeu “Zemra Kuq e Zi”, i cili jepet nga tifozët e Kombëtares, është fituar nga mbrojtësi Mario Mitaj. Çmimi i është dorëzuar nga ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ndërkohë, sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, është shpallur fitues i trofeut “Këpuca e Artë 2025”, pas nëntëmbëdhjetë golave të shënuar në sezonin 2024–2025. Ky trofe i është dorëzuar Balajt nga legjenda e futbollit argjentinas, Esteban Cambiasso.

Çmimi “Trajneri i Vitit 2025” shkoi për Edlir Tetovën, i cili për të dytin vit radhazi është vlerësuar për sukseset me Egnatian, ekip me të cilin ka fituar titullin kampion. Trofeun ia ka dorëzuar trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.