By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës
Uncategorized

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/15 at 10:51 PM
Kosova Times Published December 15, 2025
Share
SHARE

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën në orët e hershme të mëngjesit, pa shkaktuar dëme materiale apo shqetësime serioze te qytetarët. Ndonëse tërmetet me magnitudë të vogël nuk përbëjnë rrezik të madh, sipas sizmologëve, janë sinjal i qartë se rajoni mbetet sizmikisht aktiv.

 

“Bazuar në hartën e rrezikut sizmik, pra, territori i Kosovës ka tri apo katër zona me aktivitet më të lartë, kurse i ka disa zona me aktivitet më të ulët. Por, megjithatë çdo sipërfaqe brenda territorit të Kosovës është zonë sizmike”, tha Shemsi Mustafa, drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës.

Përballë këtij pohimi, duke iu referuar standardeve të ndërtimit, që shpesh mbesin vetëm fjalë në letër, nga këndvështrimi i një sizmologu, fatkeqësisht ndërtimet në vend nuk mund t’i bëjnë ballë as edhe një tërmeti me magnitudë jo shumë të lartë. Ndaj shtrohet domosdoshmëria për plotësim të kritereve bazuar në parandalimin e katastrofave të mëdha.

“Diku ndërtesat, për Kosovë po flasim, viteve të ’60-ta shumë pak është përfshirë parametri sizmik. Ndërtesat prej viteve ’70-ta deri në fundin e viteve të ’90-ta është përfshi parametri sizmik.  Çka është shqetësuese është për ndërtimet në një dekadë pas luftës që faktikisht ka projektuar çdokush, ka ndërtuar çdokush”, tha Mustafa.

Në këtë kontekst, edhe njohës të fushës së ndërtimtarisë nënvizuan se respektimi i standardeve të ndërtimit dhe sidomos intervenimi në objektet e vjetra, është thelbësor për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe për zvogëlimin e rrezikut në rast të tërmeteve më të fuqishme.

“Ne jemi permanent skeptikë për këto çështje dhe permanent  bëjmë studime dhe shqetësimet i kemi vazhdimisht për objektet ekzistuese dhe sidomos për objektet e vjetra, objekte të ndërtuara jashtë kodeve, ligjeve që sot kërkohen për ndërtimin dhe për kapacitetin mbajtës të objekteve, strukturave të tyre.

Ekspertë të inxhinierisë së ndërtimit bëjnë thirrje që institucionet e Kosovës, të cilat certifikojnë projektet për çështjen e stabilitetit të strukturave, të kalojnë procesin përmes institutit gjegjës dhe fakultetit përkatës.

Sipas vlerësimeve sizmologjike, zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë rajoni i Dukagjinit, Prizrenit, Gjilani, Vitia, Ferizaj por edhe Prishtina dhe zonat përreth, ndonëse me një shkallë më të ulët. Tërmeti më i madh i fundit që ka goditur Kosovën u regjistrua në zonat e Ferizajt, Vitisë dhe të Gjilanit, me magnitudë 6.1.

You Might Also Like

Rritje e rasteve të vjedhjeve: Tre të mitur arrestohen në Prishtinë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, tre në pranga dhe katër nën hetim

Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të Enciklopedisë shqiptare

Fituesi i lotarisë (80) financoi rrjetin më të madh të ilaçeve të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Kosova Times December 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria dorëzon në UNESCO kërkesën për përfshirjen e Lumit Vjosa në pasuritë natyrore botërore

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Ministrja Hajdari mohon të jetë intervistuar nga Prokuroria: Dhashë sqarime
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Dita e Pavarësisë së ShBA-së, Haradinaj: Amerikë, urime ditëlindjen
Është zhdukur një femër në Prishtinë qe 8 ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?