Kjo ministri thotë se ky angazhim është në funksion të mbrojtjes së interesit dhe dinjitetit të shtetit.

“Mbi 235 milionë euro të buxhetit të Republikës së Kosovës janë kursyer/mbrojtur nga Ministria e Drejtësisë. E gjithë kjo nëpërmjet mbrojtjes në arbitrazhet ndërkombëtare dhe në kontestet e ndryshme juridike brenda vendit. Ky angazhim është në funksion të mbrojtjes së interesit dhe dinjitetit të shtetit”, thotë MD-ja në një postim në Facebook.