By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën
Ballina 1Lajme

Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/12/19 at 10:41 AM
Kosova Times Published December 19, 2025
Share
SHARE

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2026 autorizon një shpenzim rekord prej 901 miliardë dollarësh në vit për ushtrinë, 8 miliardë dollarë më shumë sesa kishte kërkuar Trump.

 

Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon. Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

Ky legjislacion i gjerë përcakton gjithçka, nga numri i anijeve, avionëve dhe sistemeve raketore që do të blihen, te rritja e pagave për trupat dhe mënyra e trajtimit të kërcënimeve gjeopolitike.

Saktësisht, SEC. 1280 flet për marrëdhëniet  e Kosovës dhe Serbisë.

Kongresi vlerëson se se Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u dakordësua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përbën një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit ndërmjet dy vendeve; Serbia dhe Kosova duhet të synojnë të bëjnë përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes së përmendur në paragrafin (1); Pasi të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë avancimin e nismave për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me të dyja vendet, çka mund të përfshijë:
(A) vendosjen e dialogëve strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe
(B) avancimin e nismave konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet; Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke.

Politika e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që të mos ndjekë asnjë politikë që promovon shkëmbime territoresh, ndarje apo forma të tjera të rishikimit të kufijve sipas vijave etnike në Ballkanin Perëndimor, si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të rajonit; dhe të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një mënyrë për të parandaluar rikthimin e përplasjeve etnike që dikur karakterizonin rajonin.

Bajraktari: Kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës

Për këtë ligj ka shkruar edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, i cili e ka vlerësuar, si historike.

“Presidenti Donald Trump nënshkruan Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Facebook’.

Sipa tij, mesazhi është i qartë: paqja, stabiliteti dhe e ardhmja demokratike e Kosovës janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare: Mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike, mbështet qartë marrëveshjen për normalizim Kosovë–Serbi dhe kërkon zbatim real të saj, konfirmon se qëllimi final është njohja reciproke, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike, forcon mbështetjen amerikane për demokracitë e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është simbolike. Është një garanci politike dhe strategjike se integriteti territorial, sovraniteti dhe orientimi pro-perëndimor i shtetit tonë mbeten të mbrojtura nga aleati ynë më i madh”, tha ai.

Duke shtuar se Kosova duhet ta lexojë me kujdes këtë ligj dhe t’i përmbushë detyrat e saj, sepse kjo qasje e forcon pozitën tonë ndërkombëtare dhe e afron edhe më shumë anëtarësimin e Kosovës në NATO — synimin tonë madhor për siguri, stabilitet dhe një të ardhme euroatlantike.

“Kosova ka një shans historik të ecë përpara, e mbështetur në një partneritet të palëkundur me Shtetet e Bashkuara, që ka qenë dhe mbetet themeli i lirisë, pavarësisë dhe perspektivës sonë si shtet demokratik”, tha ai.

 

 

You Might Also Like

Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë

Abdixhiku nga Obiliqi premton pako për çdo familje

Hamza premton fond për ata që humbasin vendet e punës

Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë

Kurti: 2024-ta vit i pasaportës sonë, 2025-ta vit i njohjeve

Kosova Times December 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ismaili dhe Szunyog flasin për përgatitjet për anëtarësim në SEPA

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Vazhdon mbledhja e AP-së të NATO-s, temë mbështetja për Ukrainën
Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës
Irani sanksionon kompani dhe individë amerikanë e britanikë
Izraeli arreston 42 persona pas sulmit në sinagogën e Jerusalemit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?