Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar të premten mbrëma në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë.
Sipas njoftimit, rreth orës 23:00, në repartin e Emergjencës është sjellë pa shenja jete një viktimë femër, shtetase kosovare. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Sipas vlerësimit fillestar mjekësor, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të sakta të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.




