By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për sallatë patateje me krem
December 21, 2025
21 dhjetori shënon fillimin e dimrit
December 21, 2025
Persona të armatosur vrasin 10 persona në një të shtënë në Afrikën e Jugut
December 21, 2025
Shefi i inteligjencës ukrainase: ‘Putini e ka shkurtuar afatin për zgjerim, Rusia po lëviz drejt Evropës brenda dy vitesh’
December 21, 2025
Për shkak të konfliktit në kufirin tajlandez në Kamboxhia, më shumë se 900,000 njerëz janë zhvendosur.
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Ferizaj premton mbështetje për familjet e për bizneset
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Ferizaj premton mbështetje për familjet e për bizneset
Lajme

Kurti në Ferizaj premton mbështetje për familjet e për bizneset

Kosova Times
Last updated: 2025/12/20 at 11:36 PM
Kosova Times Published December 20, 2025
Share
SHARE

Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur programin e saj në Ferizaj. Para simpatizantëve të këtij subjekti politik, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, premtoi rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë dhe përkrahjen e gjyshërve që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre.

 

Ai premtoi vazhdimin e investimeve në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, derisa ritheksoi mbështetjen edhe për nënat lehona e gratë e papuna.

Në këtë tubim, Kurti u zotua për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies për secilin qytetar të vendit.

Kurti premtoi se paga e 13-të për të punësuarit në sektorin publik do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm. “Ky do të jetë ndër vendimet e para, të cilën do ta marrim si qeveri me ta marrë detyrën në mandatin e tretë, atëherë kur do të na votojë Kuvendi në legjislaturën e dhjetë”, tha ai.

“Nëse flasim se çfarë ka bërë shteti për begatinë dhe sigurinë në një familje, le ta marrim si shembull një familje 7 anëtarëshe. Gjyshja, gjyshi, nëna, babai dhe tre fëmijët: Po fillojmë me më të dashurit tonë gjyshen e gjyshin, pensioni është rritur nga 90 euro sa e kemi gjetur në 150 euro. E për dy pensionistë kjo i bie një rritje prej 1440 euro në atë familje. Kur kësaj ia shtojmë edhe pesë herë nga 100 euro gjatë këtij mandati katërvjeçar, pra pensioni i 13-të është marrë pesë herë për katër vjet, rezultojnë më shumë për secilin pensionistë edhe 1000 euro”.

Ai tha se ata që kanë nga 3 fëmijë për secilin prej tyre shtesat do t’i kenë nga 90 euro.

“Një familje me tre fëmijë sot përfiton 135 euro muaj, apo 1620 muaj në vit, e me 90 euro për fëmijë në vitin e ardhshëm kjo bëhet 3240 euro për familjet kosovare që i kanë tre fëmijë. E vetëm nga dy gjyshërit dhe tre fëmijë një familje fiton 6680 euro në vitin 2026 e tutje në mandatin tonë të tretë”, tha ai.

Po ashtu Kurti deklaroi se me qeverisjen e tij do të vazhdojnë investimet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, derisa premtoi mbështetje edhe për nënat lehona dhe gratë e papuna.

“Nëse nëna është lehonë, nënë e re që ka lind, do t’i marrë në vitin e ardhshëm 500 euro nga gjashtë muaj, pra 3000 euro në vitin e ardhshëm për nënat lehona, e nëse nëna është e papunë, ne po ashtu me programin e ri ‘Superpuna’ për gratë paga minimale tash është 350 euro, më 1 janar bëhet 425 euro e më 1 korrik bëhet 500 euro”, shtoi ai.

Kurti po ashtu tha se me ligjin e ri me buxhetin e 2026-ës, do ta ndajë edhe pagën e 13-të, derisa një mbështetje të veçantë do të kenë bujqit e prodhuesit vendor.

“Nëse e kanë ndonjë fabrikë prodhimi i kemi ndihmuar me masën 2.1, pra 20 përqind të kryegjësë së kredisë të makinerisë prodhuese e kemi mbuluar për bizneset. E tash në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për prodhimtarin. Shteti garanton për kreditë investuese, pra askush nuk ka nevojë të lë në hipotekë tokën e gjyshit për ta marrë një kredi e për të prodhuar këtu në Kosovë. Shteti do të jetë hipoteka për këta ndërmarrës të cilët duan të prodhojnë në Kosovë”, nënvizoi Kurti.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se plani i tij qeverisës do të mundësojë zhvillim e punësim për çdo të ri e të re në Kosovë.

You Might Also Like

21 dhjetori shënon fillimin e dimrit

Edhe sot mot i vranët e me mjegull

Në Shqipëri mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë

Ramush Haradinaj mobilizon strukturat e Aleancës në Istog

Hamza në Klinë premton ulje të TVSH-së për energjinë

Kosova Times December 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

PE për heqjen e masave ndaj Kosovës, Kearns: Thirrjet të merren parasysh

Kosova Times Kosova Times April 10, 2025
Meksika zgjedh presidenten e parë grua
Sot mot i vranët dhe me riga shiu
MSh: OShP me vendimet e saj po lejon importin e pakontrolluar të barnave dhe po u ndihmon kompanive farmaceutike
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?