Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje të ndodhura më 22 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Gjakovë.
Në Fushë Kosovë, rreth orës 12:45, është arrestuar një mashkull kosovar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Prishtinë, rreth orës 11:40, është raportuar se një femër kosovare dyshohet se është kanosur në vazhdimësi nga prindërit e bashkëshortit të saj. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Një tjetër rast është regjistruar në Gjakovë, rreth orës 22:30, ku është arrestuar një mashkull kosovar pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka keqtrajtuar fizikisht nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente.




