Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve, duke theksuar rëndësinë e vlerave njerëzore dhe solidaritetit në shoqëri.
Përmes një postimi në Facebook, Hazma tha se sonte qytetarët bashkohen në frymën e mirësisë, respektit dhe bashkëjetesës që karakterizon shoqërinë kosovare.
“Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë! Edhe sonte bashkohemi në frymën e mirësisë, respektit dhe bashkëjetesës që na karakterizon si shoqëri. Bashkohemi në vlerat më të mira njerëzore: dashurinë, solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, ka shkruar Hamza në Facebook.




