Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur më 23.12.2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku ishin përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.



