By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ku mund të hash mirë për 10 euro në Selanik?
November 27, 2025
Midis kodrave dhe heshtjes – fshati në Toskanë që po kërkon banorë të rinj
November 27, 2025
Si po ndryshon dizajni i restoranteve të hoteleve sipas stileve të reja të udhëtimit?
November 27, 2025
Picadilli: Një recetë për një pjatë sensacionale, por të thjeshtë, me një tigan të vetëm
November 27, 2025
Paros emocionues: Ishulli i bukur grek
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Ukraina dhe Rusia, të interesuara për një zonë të sigurt në Zaporizhja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > OKB: Ukraina dhe Rusia, të interesuara për një zonë të sigurt në Zaporizhja
Ballina 2Rajon / Botë

OKB: Ukraina dhe Rusia, të interesuara për një zonë të sigurt në Zaporizhja

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 3:19 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me propozimin e prezantuar nga agjencia bërthamore e OKB-së për krijimin e një zone të sigurt përreth centralit bërthamor të Zaporizhjës.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se të dy shtetet po bashkëpunojnë me agjencinë dhe po parashtrojnë pyetje për këtë ide.

Krijimi i një zone të sigurt ka për qëllim të parandalojë aktivitetet ushtarake, sikurse granatimet që kanë dëmtuar linjat elektrike të centralit dhe kanë vënë në rrezik sigurinë në Zaporizhja, tha Grossi gjatë një konference për media në Vjenë më 12 shtator.

Rusia mori nën kontroll centralin e Zaporizhjës pak kohë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Deklaratat e Grossit erdhën një ditë pasi Enerhoatom, që është përgjegjës për centralin, tha se reaktori i fundit, që ishte funksional, është fikur për shkaqe sigurie.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se një linjë rezervë elektrike që lidhet me centralin është rregulluar, duke i ofruar uzinës elektricitet për të përfunduar procesin e mbylljes dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar rrezikun e ndonjë fatkeqësie bërthamore.

Më 7 shtator, autoritetet ukrainase u bën thirrje banorëve në afërsi të centralit që të evakuohen për shkaqe sigurie.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike më 11 shtator, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se pushtimi i centralit nga forcat ruse është arsyeja se pse është vënë në rrezik siguria e uzinës. Por, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, gjatë kësaj bisede Putin ka fajësuar forcat ukrainase për rrezikun në Zaporizhja.

Luftimet përreth centralit – që është më i madhi në Evropë – kanë rritur shqetësimet për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se po tenton që të marrë me forcë kontrollin e centralit, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kievi.

Ukraina dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë për vendosjen e armatimeve të rënda në central, duke e ditur fare mirë se Ukraina nuk do të përgjigjet me zjarr. Moska mohon këto akuza dhe u ka rezistuar thirrjeve për çarmatosjen e zonës me qëllim që të shmanget një katastrofë mjedisore.

You Might Also Like

Deri tani nuk kishte asnjë përgjigje nga Uashingtoni në lidhje me zgjatjen e licencës për NIS-in

Një anije kozmike me një ekuipazh amerikan dhe rus është nisur drejt ISS-së. Do të jetë atje deri në verë

Gjykata i dënoi të pandehurit në rastin e shpërthimit të Urës së Krimesë me burgim të përjetshëm

Një bllok pro-Kremlin në Parlamentin Europian

Kremlini miraton strategjine e brendshme

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çfarë thotë komisioneri i ri për zgjerim për idenë e ndarjes?

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Llapi e nisi me fitore, Fushë Kosova dhe Gjilani ndajnë pikët
Prokurorja Nebahate Salihu përjashtohet nga rasti i pronës milionëshe në Veternik
Polonia mbështet vendimin e Biden që lejon Ukrainën të godasë brenda Rusisë me raketa amerikane
Lukashenko njoftoi fillimin e transferimit të armëve bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?