Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka uruar kreun e LVV-së, Albin Kurtin për rezultatin e arritur dje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Rama ka uruar që mandati i fituar të kthehet në mbarësi për Kosovës dhe raportet me Shqipërinë.
„E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar ai në X.




