“Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për OEGJK-në, por për komunitetin e biznesit në Kosovë. Kjo e shënon një hap konkret drejt përfshirjes së drejtpërdrejtë të zërit të bizneseve kosovare në proceset konsultative dhe në formësimin e politikave në nivel evropian. Përmes këtij angazhimi, ne do të sjellim përvojat, sfidat dhe interesat e anëtarëve tanë në tryezat këshillimore të BE-së, duke kontribuar në reforma që përmirësojnë kushtet për investime, rritje ekonomike dhe integrimin evropian të Kosovës”, njofton OEGJK.

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare (KDWV), bën me dije se angazhimi mbetet i qartë: avokim konkret për bizneset, dialog i strukturuar dhe politika që sjellin vlerë reale për sektorin privat në Kosovë.

“Një mënyrë shumë domethënëse për ta mbyllur vitin dhe një bazë e fortë për atë që na pret përpara”, thuhet në njoftim.