Në Pejë, më 30.12.2025 rreth orës 16:40, është arrestuar një burrë pasi, pas një mosmarrëveshjeje, ka ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Istog, më 29.12.2025 rreth orës 23:00, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë rastit, nga viktima është sekuestruar një qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Dy raste të tjera janë raportuar edhe në Rahovec dhe Malishevë. Në Rahovec, më 30.12.2025 rreth orës 09:30,  një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Malishevë, më 30.12.2025 rreth orës 11:00, është arrestuar një burrë për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.