Kryeministri në detyrë dhe i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se paga e 13-të do t’i jipet punonjësve të sektorit publik, si vendim i parë pas formimit të Qeverisë.
Ai këtë deklarim e bëri pas vizitës në Telekomin e Kosovës, duke thënë se paga e 13-të është kuadër të ligjit të buxhetit për vitin 2026-të, për të cilin tha se do të kalohet në dy lexime sapo të formohet legjislatura e 10-të në vend.
“Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të, kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga. Por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Por në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, deklaroi Kurti.




