Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, raporton RTKlive.
IHMK apelon për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.




