Po ashtu, policia bën me dije se nga aksidenti tragjik edhe tri persona që ishin pasagjerë në automjetin tjetër me shofer shtetasin F.L. , kanë mbetur të plagosur, përkatësisht një grua dhe dy fëmijët e mitur të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Mësohet se forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjetet.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit dhe identiteti i viktimave. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.