By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ADN-ja nga pështyma e rrugës I SOLLI MILIONA
October 1, 2025
G7 gati të përshkallëzojë sanksionet mbi të ardhurat ruse nga nafta
October 1, 2025
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve bëri thirrje për lirimin e Svetlana Khusti
October 1, 2025
Elon Musk bëhet personi i parë në histori që ka një pasuri prej 500 miliardë dollarësh
October 1, 2025
Tërmeti godet BiH-në, epiqendra në jug të vendit
October 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq i gatshëm të punojë për zbatimin e planit evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq i gatshëm të punojë për zbatimin e planit evropian
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq i gatshëm të punojë për zbatimin e planit evropian

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 6:53 PM
Kosova Times Published January 20, 2023
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak.

“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai.

Vuçiq tha pas takimit se Beogradi është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai tha se ka “shqetësim dhe rezervë për një çështje e rëndësishme”, por nuk dha më shumë detaje, meqë siç tha nuk mund të flasë për këtë pasi propozimi nuk është publik.

Ai ka përsëritur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet urgjentisht.

“Është urgjente sepse vetëm pas kësaj është i mundur diskutimi dhe kthimi (i përfaqësuesve të serbëve) në institucionet (e Kosovës) dhe çdo lloj normalizimi i situatës”, tha Vuçiq.

Emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, pas takimit që patën në Prishtinë.

Veç Lajçakut, në takim me Vuçiqin, morën pjesë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.

View this post on Instagram

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Kosova është nën presion që të nisë punën për themelimin e Asociacionit, që sipas ShBA-së dhe BE-së, është obligim i Prishtinës.

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tyre, ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

Formimi i Asociacionit është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë është arritur pajtimi për parimet.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në frymën e Kushtetutës, përkatësisht nenin 3 për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt për “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre”.

FES nuk zbuloi pjesë nga versioni i ri i draft-statutit, por tha se është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës.

Paraditen e 20 janarit, pesë diplomatët qëndruan në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, në një deklaratë para mediave, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak të premten në Prishtinë.

Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe ShBA-ja.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Vizita e emisarëve ndërkombëtarë në Prishtinë dhe Beograd po bëhet me qëllim të intensifikimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

ADN-ja nga pështyma e rrugës I SOLLI MILIONA

G7 gati të përshkallëzojë sanksionet mbi të ardhurat ruse nga nafta

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve bëri thirrje për lirimin e Svetlana Khusti

Elon Musk bëhet personi i parë në histori që ka një pasuri prej 500 miliardë dollarësh

Tërmeti godet BiH-në, epiqendra në jug të vendit

Kosova Times January 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Anija me ndihma nga Qipro mbërrin në bregdetin e Gazës

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Vuçiç dhe Netanyahu u takuan në Nju Jork, kryeministri izraelit falënderoi për mbështetjen
Zelenskyi thotë se 43,000 ushtarë kanë vdekur në luftë kundër Rusisë
Bonita – një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e shijshme pa sheqer të shtuar që mund ta shijoni
Kosova e nis me humbje në FIBA U16 të Turqisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?