Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e tij dhe të formohet qeveria e re. Ai thekson se një nga vendimet më të rëndësishme në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi me partitë tjera do të shihet shumë shpejt për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.

Kurti nënvizon gjithashtu se Kosova nuk duhet të vonohet në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore, përfshirë edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor.