By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/09 at 9:23 PM
Kosova Times Published January 9, 2026
Share
SHARE

Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Ferizaj, nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

 

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i vendosur në portën hyrëse të stacionit policor kishte vërejtur një veturë me targa të huaja të parkuar para portës hyrëse, ndërkohë që shoferi i saj nuk po i bindej urdhrave për t’u larguar.

Në vendngjarje kanë dalë për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i dyshuari A.N. (35 vjeç) ka përdorur fjalë fyese dhe kanosëse ndaj policëve, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse.

Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari u është vërsulur zyrtarëve policorë, me ç’rast ata janë detyruar të përdorin sprej mbrojtës dhe ta arrestojnë atë.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime të lehta.

“Në rast është kyçur Njësia e Hetimeve Rajonale dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e ligjshme të zyrtarëve policorë, duke theksuar se bashkëpunimi me policinë është i domosdoshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times January 9, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Abazi: Qeveria me qasje të gabuar për kërkesat e ndërkombëtarëve

Kosova Times Kosova Times November 11, 2022
Këshilli rus i Sigurimit njoftoi rrezikun e një lufte bërthamore
Reagon Peci: Durim horra, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë tuaj
Kurti në Forumin e Prespës: Serbia duhet të shpallë pavarësinë nga rajoni
Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?