By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
Lajme

IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm

Kosova Times
Last updated: 2026/01/09 at 9:24 PM
Kosova Times Published January 9, 2026
Share
SHARE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se pas reshjeve të shtuara të shiut dhe vërshimeve të ditëve të fundit, janë intensifikuar monitorimet e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e vendit.

 

Sipas njoftimit, janë marrë mostra për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizimit, në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik.

“Si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike ditët e fundit, IKSHPK ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e institutit.

IKSHPK bën të ditur se në rajonin e Prishtinës, fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe, ndërsa fabrikat në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht dhe uji është brenda standardeve të lejuara për pije.

Në rajonin e Prizrenit, burimi i ujit nga “40 bunarët” përdoret vetëm për nevoja teknike, ndërsa burimet Cvilen dhe Soz, si dhe uji në Suharekë dhe Dragash, janë brenda standardeve. Në Malishevë, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Në rajonin e Gjilanit, uji në qytetin e Gjilanit është i pijshëm, ndërsa në Kamenicë, Viti dhe në fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë, vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije.

Sipas IKSHPK-së, në rajonin e Pejës, uji në qytetin e Pejës dhe Istogut është brenda standardeve, ndërsa në Deçan, Junik dhe Klinë, furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik. Edhe në Mbivadë, Vrellë dhe në burimin e Jarinës, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.

Në rajonin e Ferizajt, uji është i pijshëm dhe brenda standardeve, ndërsa në rajonin e Gjakovës, furnizimi nga rrjeti i KRU Gjakova konsiderohet i sigurt për pije. Megjithatë, në Hoçë të Madhe, Opterushë dhe Zaqisht, vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk është i pijshëm.

Ndërkaq, në rajonin e Mitrovicës, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

IKSHPK ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e shtuar të cilësisë së ujit në koordinim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit.

“Monitorimi i vazhdueshëm ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në njoftimin e institutit.

You Might Also Like

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Kosova Times January 9, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump: Amerika është kthyer. Sapo fillova.

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Pranga gruas sulmon ish bashkeshortin-shkak kujdesi ndaj femijes
Në shtator do të hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj
Gjuriq: Regjimi i Vuçiçit hesht për goditjet e Trump, nuk është rastësi
AGK për Fatmir Bajramin: Ishte mentor dhe udhëheqës i shumë brezave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?